Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis takimi Kurti-Mickoski, të pranishëm Gërvalla, Aliu dhe Haxhiu

Gazeta10
05 Gusht 2024 - 10:50

Brenda godinës qeveritare maqedonase kanë hyrë delegacioni kosovar i përbërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pamjet nga brenda objektit të qeverisë ka publikuar Radio Televizioni i Kosovës.

Nga qeveria maqedonase kanë njoftuar se fillimisht do të nis takimi një-me-një mes Kurtit dhe Mickosit për t’u pasuar me takim të delegacioneve qeveritare.

Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.