Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i vdekur dhe 17 të lënduar nga përplasja e një minibusi në Serbi

Gazeta10
16 October 2022 - 14:33

Një person ka humbur jetën dhe 16 prej tyre janë lënduar nga përplasja e një minibusi në një përroskë, mëngjesin e sotëm në rrugën “Valjevë–Bajina Bashta”.

Sipas mediave serbe, shoferi harroi të vendoste frenin e dorës momentin kur doli nga automjeti.

Personat e lënduar po trajtohen në Qendrën Emergjente, raporton Danas, transmeton Gazeta10.

Në vendngjarje kanë dalë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia. Hetimet po vazhdojnë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.