Një incident ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Zahaq të Pejës.
Një burrë dyshohet se i ka dalur përpara trenit.
Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se makinisti (shoferi i trenit) ka arritur ta ndalojë duke shpëtuar pa asnjë pasojë.
“Persona të lënduar nuk ka, njësitet kompentente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.