Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njësiti FAST-ILECU arreston dy persona me urdhërarrest ndërkombëtar

Gazeta10
06 Qershor 2024 - 17:04

Njësiti Fast-Ilecu i Policisë së Kosovës në dy ditët e fundit ka arrestuar dy persona në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.

Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.

Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.