
I ftuar në emisionin Politiko, Blerim Sallahu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke kritikuar presidenten Vjosa Osmani për qëndrimet e saj lidhur me shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës.
Sallahu u shpreh se personalisht nuk do të ishte krenar nëse do ta kishte shkelur Kushtetuten e Kosovës në mënyrë të hapur.
“Unë po flas personalisht, nuk kisha guxuar të jem krenar nëse do ta kisha shkelur Kushtetutën kaq haptazi dhe kaq qartë në këtë mënyrë”, tha ai.
Sipas tij, në asnjë variant kushtetues nuk ekziston bazë ligjore për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
“Ju e dini që në asnjë formë dhe në asnjë variant të caktuar kushtetues nuk është gjetur bazë për ta shpërndarë Kuvendin e Kosovës – nuk ka asnjë bazë”, deklaroi Sallahu.
Ai shtoi gjithashtu se nuk beson që Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë një vendim që do ta dërgonte vendin në zgjedhje.
“Nuk mendoj dhe as nuk dua të mendoj që Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim që vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, u shpreh ai./Gazeta 10