Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Oda Ekonomike e Kosovës mban thërret konferencë për media

Gazeta10
31 May 2025 - 8:31

Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë sot nga ora 12:00 një konferencë për media, pas protestës së mbajtur të premten nga komuniteti i bizneseve kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për liberalizimin e tregut të energjisë.

Protesta e 29 majit, e cila bllokoi rrugët kryesore të kryeqytetit, u organizua nga Oda Ekonomike në bashkëpunim me odat e tjera dhe përfaqësues të shumtë të sektorit privat.

Gjatë saj, u paralajmërua për masa të mëtejshme nëse kërkesat e bizneseve nuk merren parasysh.Në konferencën e sotme pritet të prezantohen hapat e ardhshëm të komunitetit të biznesit dhe qëndrimi i tyre lidhur me vendimin e ZRrE-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.