Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ofendoi luftën e UÇK-së, deputeti ekstremist francez tani lavdëron presidentin e Republikës Srpska

Gazeta10
09 January 2023 - 11:25

Politikani francez i të djathtës ekstreme Nicolas Bay, që është njëherësh deputet në Parlamentin Evropian, me anë të disa videove kishte ofenduar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bay përmes një video incizimi të publikuar në Twitter, nga ura e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, UÇK-në e pati quajtur terroriste.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së.  Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, kishte shkruar ai në Twitter.


Pas deklaratave të tij, ka pasur reagime të shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë, duke kërkuar që Bay të shpallet “person non grata”.

I njohur për qëndrimet e tija pro-ruse dhe serbe, ekstremisti francez sërish ka lavdëruar Milorad Dodikun, pasi ky i fundit ka dekoruar presidentin rus Vladimir Putin.

“Një nder që francezët dallohen në këtë mënyrë në mirënjohje për angazhimin e tyre përkrah popullit serb”, shkruan ai.

Atij i është ndaluar nga Parlamenti Evropian që të bëj udhëtime zyrtare për monitorimin e zgjedhjeve, pasi Bay mori pjesë në disa misione në Rusi në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Ky ndalim do të zgjasë deri në fund të mandatit të tij, pra deri më 2024.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.