Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani falënderon Vellën për vizitën, përmend liberalizimin e vizave

Gazeta10
23 October 2022 - 11:53

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar presidentin e Maltës, George Vella, për vizitën e tij në Kosovë, raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se vizita e tij është një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe se Kosova është mirënjohëse ndaj mbështetjes së Maltës.

 “Kjo vizitë është edhe njëherë dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dypalëshe mes shteteve tona, ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Maltës që nuk ka munguar asnjëherë në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se janë bërë katër vite që kur Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

 “Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave, duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ku proces. Prandaj, shpresojmë që vendimi të merret më së largu deri në dhjetor, përgjatë presidencës  çeke dhe që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deri tanishme, duke mos përcaktuar kritere të reja teknike, të cilat vetëm sa do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë më tej Osmani.

Presidenti i Maltës, George Vella, ka thënë se është këtu për ta ritheksuar mbështetjen e Maltës për Kosovën në proceset integruese.

Vella ka thënë se Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizvave.

“Tani do ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën, për anëtarësimin në BE, e mirëpres raportin e Komisionit Evropian, dhe e inkurajoj Kosovën që të vazhdojë rrugëtimin e saj reformues në perspektiven evropiane. Malta e mbështet propozimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave duke qenë se ka përmbushur të gjitha kriteret para disa vitesh… Katër vjet ka vonesë për liberalizimin e vizave. Kosova ka bërë çdo gjë që është kërkuar për liberalizimin e vizave”, ka thënë Vella. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.