Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani flet për vrasjen e Liridona Ademajt: Është krim monstruoz, kryerësit të përballen me dënimet më të ashpra

Gazeta10
02 December 2023 - 13:48

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt është krim montruoz e që duhet të marrë dënimin e merituar. Reagimi i Presidentes vjen një ditë pasi u arrestuan tre të dyshuar për këtë rast, përfshirë edhe bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli.

Osmani ka thënë se ky “krim i tmerrshëm kërkon veprim të shpejtë dhe vendimtar” për t`u siguruar që drejtësia të mbizotërojë dhe që autorët ta marrin dënimin.

Tutje Osmani ka deklaruar se është nevojë urgjente që të forcohet zbatimi i ligjit dhe kryerësit e krimeve të tilla të llahtarshme të përballen me dënimet më të ashpra të parapara me ligj.

“Femicidi është dëshmi rrënqethëse që shpërfaq pabarazinë e rrënjosur thellë dhe dhunën me të cilën përballen gratë. Është një rrëfim tragjik i jetëve të shkurtuara brutalisht vetëm për shkak të gjinisë. Humbja e jetëve të grave nga duart e burrave është një njollë në ndërgjegjen tonë kolektive”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.