
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Presidencës së Kosovës bëhet e ditur se në këtë takim presidentja Osmani ka thekësuar rëndësinë e thellimit të raporteve të mira.
Më tej, thuhet se palët kanë diskutuar po ashtu edhe për zhvillimet në vend.
Tutje, Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Malit të Zi për prespektivën europiane të Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë:
![]()
| Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, z. Bernard Çobaj
Në takim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve të mira fqinjësore në dobi të qytetarëve dhe bashkërendimin e qëndrimeve kundër tendencave destabilizuese në rajon. Palët diskutuan po ashtu për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lartë mbështetjen e Malit të Zi për perspektiven evropiane të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e lartë të vazhdimit të kësaj mbështetje përderisa Kosova po ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.
Duke folur për rolin e komunitetit malazez në Kosovë, Presidentja Osmani potencoi bashkëpunimin e mirëfilltë në kuadër të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Palët diskutuan për mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me ç’rast u theksua përkushtimi i dyanshëm për angazhim drejt hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit”.