Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare

Gazeta10
09 April 2023 - 11:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës ka thënë se Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare.

Ajo ka thënë se mbetet detyrë dhe prioritet i përbashkët që, siç u shpreh ajo, me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese.

“Sot festojmë miratimin e Kushtetutës së Republikës Kosovës- Aktit themeltar të shtetit tonë. Kushtetuta jonë është frymëzim për liritë dhe të drejtat qytetare, për barazi para ligjit dhe vlera të tjera, përmes të cilave, kjo kushtetutë na mban brenda familjes së madhe evropiane”, deklaroi ajo.

Tutje, ajo ka thënë se është detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë vlerat kushtetuese, shkruan Gazeta10.

“Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës. Mbetet detyrë dhe prioritet i yni i përbashkët që me punë e përkushtim, t’i respektojmë dhe zbatojmë këto vlera kushtetuese, të cilat ndër të tjera janë edhe shpërfaqje e identitetit tonë”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.