Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani – Lajçakut: Kosova ka dëshmuar vullnet për deeskalim të situatës në përputhje me ligjin

Gazeta10
04 July 2023 - 17:27

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin e mbajtur sot me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për sfidat aktuale politike dhe të sigurisë.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se presidentja ia ka theksuar emisarit të BE-së përkushtimin e Kosovës për deeskalim duke shpallur zgjedhje të reja në përputhje me ligjin.

“Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t`i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, thuhet në komunikatë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.