Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani me emërime të reja në FSK, përgëzon të sapoemëruarit

Gazeta10
29 December 2022 - 17:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse dhe ka graduar tre gjeneralë të rinj të FSK-së, raporton Gazeta10.

Osmani ka bërë këto emërime me një ceremoni të veçantë nën prezencën e kryeministrit Kurti, Komandantit të FKS-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe zv.miinistrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Kolonelët Hysen Dresha, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë grandën gjenerlalë brigade.

Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Doktrinë dhe Stërvitjes, Nazim Haziri, komandant i Komandës së Gardës Kombëtrare ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Këtu keni postimin e plotë:

“Presidentja Osmani emëroi tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradoi tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Presidentja Vjosa Osmani pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zv.ministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade. Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Presidentja Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke ju dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.