
Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës, u ka bërë thirrje mësimdhënësve të ndalojnë grevën.
Osmani këtë thirrje e ka bërë nga vizita e saj në Komunën e Mamushës, transmeton Gazeta10.
“Natyrisht do të doja sot të shihja nxënësit e Mamushës në shkolla, ku kanë të drejtë kushtuese që të jenë. Por, mësimdhënësit edhe sot e kanë vazhduar grevën. Dua edhe nga këtu, nga kjo komunë t’ju bëjë thirrje mësimdhënësve që të hapin dyert e shkollave.”, ka thënë fillimisht ajo.
Më tej, e para e vendit ka thënë se dëmi që po u bëhet fëmijëve është i pariparueshëm
“Të mos ia mohojnë nxënësve të drejtën e atyre kushtetuese për arsim. çdo gjë tjetër zgjidhet, por dëmi që i bëhet fëmijëve duke mosshkuar në banka shkollore është i pariparueshëm. Ligji i pagave vjen, por koha që humbin fëmijët nuk mund të kthehet. Nga këtu u bëjë thirrje mësimdhënësve këtu në Mamushë e çdokund tjetër në Kosovë, që t’i bashkojnë forcat e të kthehen në shkolla, të ofrojnë gjithë përkrahjen e mundshme e diturinë për fëmijët tanë, e të ecim pastaj përpara në realizimin e kërkesave racionale brenda mundësive që i ka Republika e Kosovës”, ka thënë Osmani./Gazeta10