Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani ngushëllon Turqinë: Kosova e gatshme të ndihmojë përmes FSK-së

Gazeta10
06 February 2023 - 9:54

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave tërmetit që e goditi Turqinë, sot në orët e hershme të mëngjesit.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë që Kosova është e gatshme që të japë ndihmën e nevojshme për Turqinë edhe përmes FSK-së.

“Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe i uroj një shërim të shpejtë të gjithë të prekurve nga tërmeti.  Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme edhe përmes FSK-së”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.