
Blerim Sallahu, i ftuar në emisionin Politiko, ka deklaruar se Vjosa Osmani deri më tani nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve për të marrë votën.
Sallahu gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet partive politike, duke theksuar se vetëm përmes konsensusit mund të arrihet zgjedhja e një presidenti unik.
“Politika është gjithçka e mundur, por duhet një konsensus, bashkëpunim dhe koordinim ndërmjet partive për të arritur deri te një president unik,”tha Sallahu.
Sipas tij, pa unitet dhe koordinim nuk mund të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, pavarësisht mundësive që ofron politika.