
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani si dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Guido Crosetto.
Nga ky takim, gazetarët janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për medie.
