Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit, duke kërcënuar serbët për zgjedhjet në veri

Gazeta10
24 April 2023 - 12:41

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të vendit.

Osmani shkroi se angazhimi i Serbisë për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve dhe ndërhyrjeve që bëri ky shtet, janë në kundërshtim të plotë me marrëveshjen e arritur në Bruksel, shkruan Gazeta10.

“Si rrjedhojë e këtyre veprimeve kriminale, shumë qytetarë serb të këtyre komunave u kërcënuan dhe u shantazhuan me qëllim që mos të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe kësisoj të mos mund ta shprehin vullnetin politik për t`i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal. Ndërhyrja nga jashtë në procese zgjedhore është një problem global për botën demokratike, e cila jo vetëm që mëton ta minojë vullnetin qytetar, por edhe cenon parimin e barazisë sovrane të shteteve, si një nga normat themeltare të rendit ndërkombëtar. Angazhimi i vazhdueshëm dhe i hapur i Serbisë për ta penguar zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Republikën e Kosovës është kundër frymës dhe shkronjës së Marrëveshjes së fundit të arritur në Bruksel, së bashku me planin zbatues. Si e tillë, kjo qasje e Serbisë duhet të kundërshtohet nga e gjithë bota demokratike, meqë njëkohësisht paraqet edhe akt të ndërhyrjes së paligjshme nga jashtë, veprim ky që dënohet me një sërë aktesh juridike ndërkombëtare”., shkroi ajo.

Osmani ka falënderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në votim, duke shtuar se institucionet e Kosovës do t`i shtojnë përpjekjet dhe do t’i qëndrojnë pranë të gjithë qytetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për procesin e votimit në katër komunat veriore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.