Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në tragjedinë e Koresë së Jugut

Gazeta10
30 October 2022 - 8:30

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur mbështetje për viktimat dhe të lënduarit në Seul të Koresë së Jugut, pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën e Halloween, raporton Gazeta10.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Deri tani atje kanë vdekur 151 persona, ndërsa të lënduar janë 82./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.