
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sekretarin e Përgjithshëm të NAT0-së, Jens Stoltenberg, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë në rajon.
E para e shtetit këtë takim e ka mbajtur së bashku me zv.Kryeministren Donika Gërvalla Schëarz.
Tutje, Osmani ka thënë se FSK po zhvillohet në përputhje me standartet e NATO-së.
Këtu keni statusin e plotë:
“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Në takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, bashkë me zv.kryeministren Donika Gërvalla Schëarz, konfirmuam se Kosova është gati të jetë pjesë e Partneritetit për Paqe dhe do të punoj ngushtë me aleatët e saj për të përshpejtuar përfshirjen e saj në këtë program të NATO-s.
Forca e Sigurisë së Kosovës, po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, ndaj anëtarësimi në këtë program e pastaj edhe në NATO do t’ia mundësojë Kosovës një rol aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10