
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mbretin Charles lll për ngritjen në front, raporton Gazeta10.
Osmani ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë akt.
Tutje, e para e shtetit ka thënë se ka besimin se raportet mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të forcohen edhe më tej.
Këtu keni postimin e plotë:
“Urime të përzemërta mbretit Charles III për ngjitjen në fron”.
“Ne jemi mirënjohës për përkushtimin e Madhërisë së Tij ndaj aleancës Kosovë-Mbretërinë e Bashkuar, siç u konfirmua gjatë vizitës së tij në vitin 2016. Ne kemi besim se lidhjet tona do të vazhdojnë të forcohen nën sundimin e tij”, ka shkruar Osmani në Twitter. / Gazeta10.
