Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Vendimi i GJND-së, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
22 July 2023 - 14:08

Në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se vendimi i para 13 vjetësh i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, mbetet thirrje për vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë.

Osmani u ka bërë thirrje shteteve mosnjohëse që të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe “të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”.

“13 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur ligjin ndërkombëtar. 13 vjet më vonë, ky opinion historik mbetet një thirrje për vendet që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë, të bashkohen me demokracitë në mbarë botën dhe të njohin realitetin e pakthyeshëm të Republikës sonë sovrane”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.