Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Zbatimi i Kushtetutës na ndihmon në procesin integrues euroatlantik

Gazeta10
09 April 2024 - 11:14

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës ka thënë se rinkonfirmon përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës.

“Sot, në ditën e miratimit të Kushtetutës, e cila është normë supreme që përcakton identitetin dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike, rikonfirmojmë përkushtimin tonë institucional për zbatimin dhe afirmimin e këtyre vlerave”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ajo tha se zbatimi i saj ndihmon procesin integrues të Kosovës në strukturat euroatlantike.

“Kushtetuta jonë është udhërrëfyese, ndaj zbatimi pakompromis i saj na ndihmon dhe përshpejton procesin tonë integrues drejt familjes së madhe euroatlantike”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.