Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Pa licencë dhe të paregjistruar në ARBK”, Policia kontrollon zyrat e postës së Serbisë në veri

Gazeta10
05 August 2024 - 15:27

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Kosovës, aksion i cili po zhvillohet në nëntë degë të Postës serbe.

Arsyeja e këtij aksioni, siç është thënë nga policia, është se mendohet se këto zyre funksionojnë pa licencë.

Këtë për gazetën10 e konfirmoi zëvendëskomandanti për rajonin e Veriut, Veton Elshani teksa shtoi se punohej pa licencë.

“Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni.

Informacioni ka rezultuat te jetë i sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojm sipas autorizimeve te tij“, ka thënë ai

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.