Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pacolli i reagon Elon Muskut: Lexo para se të postosh

Gazeta10
03 October 2022 - 23:39

Deputeti Behgjet Pacolli i ka reaguar miliarderit Elon Musk i cili propozoi një qasje të ngjashme ndaj Krimesë dhe Donbasit ukrainas si me rastin e Kosovës, raporto Gazeta10.

“Lexo para se të postosh në Tëitter!”, i ka replikuar Pacolli, Muskut në Tëitter.

Ai tutje tha se gjëja më e mirë që Musk mund të bëjë është të ndërtoj një anije kozmike për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbië.

“Më e mira që mund ta bëni për botën është që ta ndërtoni edhe një fluturake hapësinore për udhëheqësinë e Rusisë dhe Serbisë sepse me trashëgimitë e tyre gjenocidale dhe të luftës, janë bërë të pashëndetshëm për token. Nëse nuk mund ta bëni këtë gjë, atëherë më mirë qëndroni jashtë kësaj pune!”, tha Pacolli./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.