
Kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli ka reaguar pas dyshimeve për vrasjen e një gruaje shtatzënë nga ish-burri i saj në oborr të QKUK-së, raporton Gazeta10.
Pacolli ka thënë si mund të ndodh një gjë e tillë në qendër të Prishtinës duke thirrur në dënime të ashpëra për kryesin e veprës.
“Kush është ai burrë që ngre armë kundër një gruaje dhe në këtë rast një fëmijë në barkun e saj? Kush ka një zemër të tillë? Si mund të ndodhë kjo në qendër të Prishtinës. Ti që e ke bërë këtë duhet të dorëzohesh menjëherë. Dënimi juaj duhet të jetë më i ashpër ndonjëherë! Jam thellësisht i tronditur! Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes të së ndjerës.”, ka shkruar Pacolli./Gazeta10