
Publicisti Pal Shtufi, në Politiko komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur me veprimin e presidentes, duke vlerësuar se vendimi i saj ka qenë i drejtë në rrethanat e krijuara, edhe nëse më vonë mund të kontestohet nga Gjykata Kushtetuese, shkruan Gazeta 10.
Sipas Shtufit, edhe në rast se Gjykata Kushtetuese vendos ta hedhë poshtë apo ta anulojë këtë veprim, presidentja megjithatë e ka kryer detyrën e saj në kohën e duhur.
“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese e hedh apo e anulon këtë që ka bërë presidentja, ajo e ka bërë punën e duhur në momentin e duhur, sepse me një veprim të tillë nuk i ka shkaktuar asnjë dëm shoqërisë”, tha Shtufi në Politiko.
Ai thekson se pasoja e vetme eventuale e këtij vendimi mund të jetë vetëm një vonesë e shkurtër kohore.
“Ka mundur ta ndalë procesin për një muaj, dhe ky është i vetmi ‘dëm’. Por nuk është një dëm më i madh apo më i keq për shoqërinë”, shtoi tutje Shtufi./Gazeta 10
Deklarata e plotë: