
Publicisti Pal Shtufi, në Politiko tha se në rast se Gjykata Kushtetuese vendos që seancat të vazhdojnë, situata politike mund të kthehet në “avazin e vjetër”, duke shtuar se, sipas bindjes së tij, kryeministri Albin Kurti nuk do ta zgjedhë sërish Vjosa Osmanin si presidente.
Shtufi tha se mes Kurtit dhe Osmanit është një armiqësi e tmerrshme, për të cilën u befasua kur e kuptoi.
“Nëse Kushtetuesja e jep që të vazhdojnë seancat dhe vazhdon avazi i vjetër, unë kam bindjen se Kurti nuk e zgjedh prap Vjosa Osmanin presidente. Është një armiqësi,” tha Shtufi në Politiko.
Ai theksoi se situata mes dy figurave politike ka qenë e papritur për të, duke përshkruar raportin e tyre si shumë të tensionuar.
“Është një armiqësi e tmerrshme. 5 vite thua se janë vrarë mes veti dhe për një sekond ndodh diçka krejt tjetër. Për mua ka qenë befasi,” deklaroi Shtufi.
Sipas tij, ndryshimet e shpejta në raportet politike kanë ardhur edhe si rezultat i interesave personale politike.
“Ka qenë befasi, për shkak të interesit që e ka pas interes të vetin Albini,” shtoi ai.
Deklarata e plotë: