Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pamje dramatike – Momenti kur qëllohet disa herë me armë kryeministri sllovak

Gazeta10
15 May 2024 - 18:17

Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë edhe momentin dramatik kur plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

Në videon e publikuar nga NEXTA TV, Fico shihet teksa afrohet drejt një turme njerëzish të cilin ishin duke qëndruar afër disa rrethojave, dhe pa pritur dëgjohen pesë të shtëna armësh.

Kryeministri sllovak ka mbetur i plagosur nga këto të shtëna, derisa i dyshuari për këtë akt është kapur menjëherë.

Fico aktualisht është duke marrë mjekim dhe raportohet se gjendja e tij është mjaft serioze.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.