
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun, duke lënë të vdekur qindra persona dhe ndërtesa të shkatërruara, raporton The Guardian.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA’së, magnituda e këtij termeti ishte 6.8 dhe kishte epiqendrën në Malet Atllas. Ministri i Punëve të Brendshme të Marokut ka thënë se së paku 296 persona kanë vdekur më provicën afër epiqendrës së tërmetit.
153 të tjerë kanë mbetur të lënduar, të cilët po trajtohen nëpër spitale.
Një zyrtar lokal ka thënë se shumica e vdekjeve ishin në zona malore dhe se ishte vështirë depërtimi.
Në disa pamje të publikuara në rrjetin social “X”, i njohur më herët si Twitter, shihen ndërtesa duke u shembur e banorët në panik total.
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme të Marokut, përveç afro 300 personave të vdekur, deri më tani janë lënduar së paku 150 persona.
#Allahuakbar
— IND Story's (@INDStoryS) September 9, 2023
#Marocco मै 6.8 तीव्रता का भूकंप आया जिसमे 300 लोगो के मारे जाने की खबर और कई लोगो के मलबे मैं दबे होने की आशंका है।#earthquake #moroccoearthquake
#زلزال #زلزال_مراكش pic.twitter.com/xFj1GX13SA