
Papa Françesku ka bërë thirrje të mërkurën për shmangien e ndonjë fatkeqësi bërthamore në Zaporizhzhia, raporton Gazeta10
Ai po ashtu ka kërkuar që ndalet lufta në Ukrainë.
Këtë thirrje Papa Françesku e ka bërë në audiencën e tij të përgjithshme javore.
“Shpresoj se do të ndërmerren hapa konkretë për t’i dhënë fund luftës dhe për të shmangur rrezikun e një fatkeqësie bërthamore në Zaporizhzhia,” tha Françesku në audiencën e tij të përgjithshme javore.
Ai ka thënë se për luftën paguajnë të pafajshmit.
“Të pafajshmit paguajnë për luftën, të pafajshmit,” ka thënë ai më tej. / Gazeta10