
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë sot do të mbajë mot me diell, raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale do të jenë 5-7 gradë celcius ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 19-22 gradë celcius.
Sa i përket parametrit të erës, do të fryjë erë e lehtë nga pjesa verilindore e herë-herë edhe juglindore./Gazeta10