
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë edhe sot do të mbajë mot me diell, raporton Gazeta10.
Temperaturat minimale do të jenë 5 deri 7 gradë celcius, ndërsa maksimalet do të shkojnë deri në 20-22 gradë celcius.
Po ashtu do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa verilindore e herë-herë edhe juglindore./Gazeta10