Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi për ulje të temperaturave, MI shfuqizon vendimin për qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave

Gazeta10
18 July 2024 - 16:19

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi i 13 korrikit, përmes të cilit ndalohej qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

Durmishi ka thënë se vendimi është marrë pas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për rënie të djeshme të temperaturave ditëve në vijim.

“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim: Shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024, për ndalimin e qarkullimit në Autoudhë, Rrugë Nacionale dhe Rajonale të automjeteve për transportin e mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta”, ka shkruar Durmishi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.