
Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në Asamblenë e Këshillit të Europës solli reagime të shumta nga ana e përfaqësuesve të grupimeve të ndryshme politike.
“Në emër të grupit të PPE jam e tronditur, ishte mungesë respekti e kësaj organizatë. Raporti nuk ishte serb apo rus, por i kësaj organizate, i miratuar nga shumica dërrmuese. Sinqerisht kam mbetur pa fjalë. Kam 14 vjet këtu dhe nuk kisha dëgjuar kurrë diçka të tillë”, tha Elvira Kovács, përfaqësuese e Partive Popullore Europiane dhe nënkryetare e Parlamentit të Serbisë
Pakënaqësi ndaj fjalimit të Ramës shprehen edhe përfaqësuesit e tjerë dhe kërkuan kohë për të debatuar mbi çështjen./Gazeta10