Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas kritikave që përmendi vetëm Selimin, Aliu: Krasniqi, Thaçi e Veseli – gjenerata që e çliroi Kosovën

Gazeta10
03 April 2023 - 18:12

Pas një ore nga reagimi i tij i parë publik për mbështetjen ndaj ish-shefit të deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi që po akuzohet në Hagë, ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu në një postim tjetër pak më të gjatë ka bërë publik edhe qëndrimin e tij ndaj ish-krerëve tjerë që po mbahen në paraburgim nga Specialija.

Aliu i ka quajtur shpifje, aktakuzat e ngritura ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke thënë se lufta e tyre ishte e shenjtë dhe ata ishin heronj, shkruan Gazeta10.

“Sot luftëtarët tanë të lirisë, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, gjenerata që e çliroi më në fund Kosovën, po përballet me padrejtësinë e radhës. Por e bardha nuk nxihet dot nga shpifjet. Jam i bindur se ata do të triumfojnë. UÇK-ja është e shenjtë, luftëtarët dhe prijësit e saj janë heronj!”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.