
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numërimin e votave nga zgjedhjet e djeshme të mbajtura në gjithë territorin e Kosovës për Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është e para por ka rënie të votave krahasuar me zgjedhjet parlamentaret të vitit 2021, është Partia Demokratike e Kosovës që ka shënuar rritje të votës në këto zgjedhje krahasuar me parlamnetaret e vitit 2021, shkruan Reporteri.net.
Kur janë numëruar 91.47% e votave, PDK rezulton të ketë marrë 22.42 për qind të votave, apo 172 mijë e 953 vota.