Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Peci apelon Qeverinë e Kosovës për shyterjen e afatit, mos të rrezikohet

Gazeta10
28 October 2022 - 11:56

Drejtori në Institutin KIPRED, Lulzim Peci, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, raporton Gazeta10.

Peci ka thënë se përkundër faktit që ky vendim ka qenë legjitim nuk mund të vazhdohet tutje pa koordinimi me Perëndimin.

Tutje, Peci ka thënë se nëse vazhdohet ndryshe mund të ballafaqohemi me situatën e korrikut.

Më tej, Peci ka thënë se nuk është nevoja që të rrezikohet jeta e policëve me këto situata.

Këtu keni postimin e plotë:

“Si qytetar i apeloj Qeverise se Kosoves per shtyerjen e afatit per nderrimin e targave ilegale te poseduesve te veturave ne ato te RKS, perkunder faktit qe vendimi i saj eshte legal dhe legjitim.

Kete ceshtje duhet ta zgjedhim ne partneritet te plote me SHBA-te dhe BE-ne, dhe nuk ka rruge tjeter me te mencur.

Nese veprojme ndryshe, jam i bindur qe do te ballafaqohemi me nje situate te ngjajshme me shtatorin e vitit te kaluar, por kete here ajo do te jete shume me e paparashikuar.

Nuk kemi nevoje qe te rrezikojme jeten e policeve tone, kur gjerat mund te rregullohen edhe pa masa policore, dhe ate ne bashkepunim me perendimin”, ka shkruar Peci në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.