Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Peci pas raportimit të Gazetës10, nuk i pranon vërejtjet e KQZ-së, thotë se Guxo nuk zmbrapset

Gazeta10
17 October 2022 - 19:09

Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci, ka reaguar pas lajmit të publikuar ekzkluzivisht nga Gazeta10, se KQZ-ja ka dhënë vërejte që kjo parti t’i ketë dy kryetarë.

Ai ka përmes një statusi në Facebook, ka thënë se sipas tij nuk “mund t’i diskutojë vendimet e paqena”, transmeton Gazeta10.

“Ajo që është e rëndësishme të qartësohet për opinionin në këtë fazë, është se para çdo procesi të votimit dhe aprovimeve dhe ndryshimeve statutare, çdo veprim e kemi dakorduar me përfaqësuesit e Komisionit Qendror Zgjedhor, që ishin të pranishëm para dhe gjatë punimeve të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Në fund, Peci ka shkruar se “Guxo nuk zbrapset para asnjë sfide”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.