
Qytetarët e Pejës janë ankuar për gjendjen e lumit Bistrica. Ata kanë thënë se ai vazhdimisht po ndotet si pasojë e hedhjes së mbeturinave. Ndërkohë, nga Komuna kanë thënë se janë duke punuar në pastrimin e lumit dhe në zgjerimin e shtratit të tij.
Raporti: Val Ajazi, Kamera: Rexhep Gashi.
Do të duhej të ishte pamja më e bukur e Pejës, por ujin shpesh po e mbulojnë mbeturinat.
Qytetarët janë ankuar për gjendjen e lumit Bistrica, i cili në disa raste merr këso pamjesh.
Ata shprehën të shqetësuar se lumi nuk po mirëmbahet, për çka fajësojnë edhe Komunën e Pejës.
Për gjendjen e lumit, qytetarët disa herë mblidhet për të diskutuar rreth punimeve për rregullimin e shtratit.
Por, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se rregullisht është duke u punuar në rregullimin dhe pastrimin e lumit, si dhe për zgjerimin e shtratit.
Sipas kryetarit të Pejës, gradualisht po rritet edhe vetëdija e qytetarëve për të mos hedhur mbeturina në këtë pjesë./Gazeta10