
Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen Mati 1 në Prishtinë.
Rastin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, nuk është raportuar për të lënduar derisa zjarrëfikësit dhe policia po merren me rastin.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”/Gazeta10/