
Një objekt në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, raporton Gazeta10.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.
“Prishtinë – Fushë Kosovë 19.09.2022 – 16:10. Është raportuar se te tregu i madh i cili gjendet në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë për shkaqe ende të panjohura një zjarr ka përfshi një objekt afarist me tekstil, pronë e viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit sipas viktimës janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, eksperti i zjarreve dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin”./Gazeta10