
Gjykata Speciale ka përfunduar operacionin e saj për bastisjen e shtëpisë së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, në lagjen Vetërnik në Prishtinë.
Selimi u intervistua sot nga Specialja, nën dyshimet për pengim të drejtësisë.
Avokati i Selimit, Artan Qerkini ka thënë se Selimi nuk e ka statusin e një personi të dyshuar, raporton Gazeta10.
Sipas tij, kjo bastisje është bërë me pretendimin se në shtëpi mund të ketë prova që lidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë.
“Ne i kemi disa vërejtje sa i përket urdhërit të lëshuar nga Specialja sepse ky urdhër nuk është lëshuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe i cenon disa të drejta kushtetuese të personave sepse nuk mund të cenohet privatësia e një personi me një urdhër të gjykatës nëse ai nuk e ka statusin e një personi të dyshuar”, ka thënë avokati Qerkini.
Ekipet e Kanal10 kanë qëndruar atje për të përcjell nga afër operacionin e bastijes nga Specialja të shtëpisë së Sylejam Selimit. /Gazeta10/