Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përfundon takimi në Qeveri, ambasadorët nuk deklarohen

Gazeta10
15 June 2023 - 18:35

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe të tjerë të akredituar në Kosovë, kanë dalë nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ambasadorët e Zvicrës dhe Gjermanisë kanë dalë nga objekti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Ata nuk kanë pranuar të deklarohen para mediave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i ka thënë KosovaPress-it se për këtë takim do të ketë komunikatë për media.

Kujtojmë që, dje, është konfirmuar rrëmbimi i tre zyrtarëve kufitarë brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe. Për këtë, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur sot konferencë, me ç’rast kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.