
Dy persona janë përfshirë në një përleshje në një pompë të derivateve në Veternik të Prishtinës.
Kështu konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 20:00 në Veternik dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike”, ka thënë Pllana.
Ai poashtu bëri të ditur për klankosova.tv se dy personat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga njesitët relevante.