Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përmbledhja e takimeve të presidentes Osmani në Uashington D.C

Gazeta10
08 February 2025 - 10:23

Gjatë vizitës zyrtare në Uashington, D.C., presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe ishte një nga të ftuarat kryesore në Mëngjesin e Lutjeve.

Gjatë qëndrimit të saj në D.C., Osmani mbajti:

-Takim me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Louis Bono;

-Takim me Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së;

-Takim me Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve;

-Takim me Kongresistin Mike Lawler;

-Fjalim kryesor në Drekën Ndërkombëtare të organizuar në kuadër të Mëngjesit të Lutjeve, para mijëra pjesëmarrësve, organizuar nga Kongresi Amerikan në Uashington, D.C.;

-Fjalim në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ku ishte e ftuar nderi;

-Fjalim në darkën e Young Presidents Organization, në kuadër të Lutjeve të Mëngjesit;

-Takim me nobelistin dhe ish-Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, David Beasley;

-Takim me drejtues dhe ekspertë të The Heritage Foundation, një nga institutet më me ndikim në politikën publike amerikane.

E para e vendit gjithashtu mori pjesë në:

-Mëngjesin e Lutjeve, ku mbajti fjalim Presidenti Trump;

-Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill;

-Darkën hapëse të takimit të sivjetëm të Mëngjesit të Lutjeve.

Gjatë këtyre aktiviteteve, Osmani pati rastin të takohet me Mbretin dhe Mbretëreshën e Burundit, kryeministrin e Fixhit, nënkryetarin e Parlamentit të Filipineve, ish-presidentë dhe ish-kryeministra nga mbarë bota, si dhe me kongresistë, guvernatorë dhe liderë nga bota e biznesit.

Po ashtu, presidentja zhvilloi takime edhe me përfaqësues të mërgatës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.