
Mundësia për një konflikt të ri në vend ka shkaktuar debat mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’.
Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se është banale që të flitet për një luftë të re në vend. Sipas tij, Kosova e ka fituar luftën me Serbinë dhe ajo më nuk do të përsëritet.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, Matoshi ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen ndaj veriut të vendit, raporton gazeta10
“Serbët e veriut po homogjenozohen rreth Vuçiqit. Problemi tjetër pas homogjenizimit është se Lista Serpska e cila flet me gjuhën e propagandës po fuqizohet në veri dhe nuk po fuqizohet asnjë subjekt liberal në veri. Këto janë dy problemet me të cilat duhet të merremi ne në Prishtinë, e jo me propagandë”, ka thënë Matoshi, raporton gazeta10.
Ai ka thënë se partia në pushtet mund t’i fiton një apo dy parë zgjedhje me propagandë, mirëpo sipas tij, po e shkatërron vendin.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar analisti Blerim Gashi.
“Unë mendoj pikërisht të kundërtën. Nuk mund të themi se veriu është problem politik dhe u kry ky muhabet”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/
Përqasjen Matoshi – Gashi e gjeni në video…