Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Persona të maskuar sulmojnë gazetarët në veri, dy të lënduar

Gazeta10
26 December 2022 - 13:48

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut, kryesisht në fshatin Zupç, raporton Gazeta10.

Si pasojë e këtij sulmi janë lënduar gazetarja dhe shoferi ndërkohë që sulmuesit ishin të maskuar.

Drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi ka thënë se lëndimet e gazetares dhe shoferit janë të lehta.

“Sot u sulmua sërish ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok. Gazetarja Qëndresa Bellagoshi dhe shoferi Elsad Sinani kanë pësuar lëndime të lehta, kurse kameramani Agon Bejtullahu dhe gazetari Drin Demiri nuk janë lënduar. Xhamat e veturës janë thyer. Sulmi ka ndodhur nga serbë të maskuar në fshatin Zupç.”, ka shkruar në Facebook Kelmendi.

Kujtojmë se ky nuk është sulmi i parë që ju bëhet mediave nga grupet e serbëve në veri të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.