Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përvjetori i vrasjes së Sandokanit, bashkëshortja e tij: Ai gjithmonë thojke plumbi i armikut nuk më merr (VIDEO)

Gazeta10
08 October 2022 - 23:27

Në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin, bashkëshortja e Abedin Rexhës “Sandokani”, Sanije Rexha, ka ndarë rrëfimin e saj me publikun për jetën e saj dhe kujtimet me të sot në përvjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.

Teksa ka vazhduar rrëfimin e saj, Sanije Rexha, ka thënë se Sandokani nuk ka qenë i vështirë sa i takon ushqimit, nganjëherë një copë djathë i mjaftonte.

“Gatimin nuk e ka pasë problem fare, fare rreth ushqimit, nji copë djathë e ka marrë edhe ka ecë, nuk ka qenë tip që don një tryezë të shtruar, jo jo, ka qenë shumë i lehtë, produktet e qumshtit i ka dashtë shumë”, ka shtuar ajo.

Tutje, Rexha ka thënë se ai e ka pasur një amanet por ai mbetet për të.

“Po e ka pasë një amanet, e ka pasë. Tash çdo herë ai ka thënë që plumbi i armikut nuk më merr, i armikut të jashtëm, i shkjaut, po e ka pasë (amanetin), por ai mbetet për mu”.

Rexha ka thënë se i janë ofruar miliona për ta devijuar historinë e tij por nuk ka pranuar.

“Për asnjë moment s’më ka shku mendja për me deviju historinë e tij, mu kanë ofru shuma të parave, janë ofru milionat janë ofru”, ka shtuar.

Tutje, teksa ka komentuar disa fotografi të përzgjedhura, ajo ka thënë se fotografive me Sandokanin iu kthehet gjatë mbrëmjeve.

“Në mbrëmje, me vajzën tash edhe me nusen e djalit, Dafinën, është kureshtare shumë të dij për jetën tonë, mbrëmjeve zakonisht këto evokimet e jetës sonë”, ka vazhduar ajo. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.