Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Petkoviq paralajmëron fjalim të jashtëzakonshëm të Vuçiqit: Të premtën do t’i drejtohet popullit serb

Gazeta10
18 Gusht 2022 - 16:35

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qerverinë e Serbisë, Petar Petkoviq përmes një konference për media ka njoftuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të premtën e kësaj jave do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim të jashtëzakonshëm, për herë të parë në historinë e Serbisë, raporton Gazeta10.

“Më e rëndësishmja është se ne kemi luftuar për paqe, stabilitet, për zgjidhje kompromisi dhe për këtë presidenti Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë edhe për një kohë këtu në Bruksel. Presidenti serb, Vuçiq do t’i drejtohet popullit serb me një fjalim shumë të rëndësishëm, ndër më të rëndësishmit në historinë e popullit serb. Vuçiq sonte do të qëndrojë pak më gjatë në Bruksel sepse ka luftuar për paqe”, tha Petkoviq pas takimit Kurti-Vuçiq me përfaqësuesin special të BE-së, Josep Borell. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.